Në një aksident që ka ndodhur sonte në fshatin Shakojvc të Podujevës, ka vdekur një 19-vjeçar dhe janë lënduar shtatë të tjerë.

I riu që vdiq pas aksidentit është Alor Bekolli. Në rrjete sociale dhe mekanizma informues tashmë kanë filluar ngushëllimet për familjen Bekolli.

Policia e Kosovës ka njoftuar se në aksident janë përfshirë dy vetura dhe një traktor.

Të gjithë të lënduarit janë nisur për në QKUK për të marrë tretman mjekësor.

Lajmin për vdejken e një 19-vjeçari e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Njoftojmë se numri i personave që kanë kërkuar ndihmë mjekësore pas lëndimeve që kanë pësuar  në aksidentin që ka ndodhë në Shajkovc të Podujevës ka arritur në 8 persona, njëri prej të cilëve nuk ka arritur të përballojë plagët e shkaktuara nga aksidenti dhe i njëjti ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës A.B (mashkull) 2001 e ka konstatuar ekipi mjekësor”, ka konfirmuar Borovci.

Flora Ahmeti ka thënë se të lënduarit nga aksidenti janë nisur për në QKUK për të marrë trajtim mjekësor.

“Sot rreth ores 17:30, në hyrje të fshatit Shajkovc të Podujevës ka ndodhur aksident komunikacioni rrugor, ku kanë qenë të përfshira tri vetura dhe një traktor. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar 7 persona. Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti.