Personi me inicialet V.B, lindur në vitin 2001, është viktima që ka vdekur sot në fshatin Studençan të Suharekës.
Një vdekje e dyshimtë është raportuar në Studençan të Suharekës, të mërkurën në mesditë.
Burime të Metros kanë bërë me dije se personi në fjalë është i lindur në vitin 2001 dhe ka inicialet V.B.
Ndërkaq rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, duke thënë se pas hetimeve fillestare dyshohet të ketë qenë vetëvrasje me armë zjarri.
“Sot është hapur një rast ‘vdekje e dyshimtë’. Në ambulancën e qytetit është sjellë nga Studençani një trup i pajetë. Është një mashkull i lindur më 2001. Sipas hetimit fillestar dyshohet se është vetëvrasje me armë zjarri, por hetimet janë duke vazhduar”, ka thënë Afrim Sylaj, komandant i Policisë në Suharekë.







