Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi ka shprehur ngushëllime për vdekjen e 17-vjeçarit nga Rahoveci në një aksident me motoçikletë.

Latifi në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se është i tronditur nga vdekja tragjike në aksident komunikacioni me motoçikletẽ e të riut 17 vjeçar, Adonis Raba nga Rahoveci, nxënës i klasës së 11-të në ShML “Xhelal Hajda – Toni”.

Postimi i plotë:

I tronditur nga vdekja tragjike në aksident komunikacioni me motoçikletẽ e të riut 17 vjeçar, Adonis Raba nga Rahoveci, nxënës i klasës së 11-të në ShML “Xhelal Hajda – Toni”.

Ngushëllimet më të sinqerta familjes Raba!

Ngushëllime shoqërisë, mësimdhënësve e drejtoreshës së ShML “Xhelal Hajda – Toni”!

Adonisi pushoftë në paqe!