Ky është 11 vjeçari që dje u godit për vdekje nga autobusi në Mitrovicë

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur dje rreth orës 15:00.

Akidenti ka ndodhur në fshatin Lushtë të Mitrovicës ku si pasojë e një fëmijë i moshës 11-vjeçar ka humbur.

Magazina.al, ka mësuar se viktimë e këtij aksidenti është 11-vjeçari Xhevat Jusufi nga ky fshat, e i cili ishte talent i futbollit.

Ai ishte nxënës i shkollës së futbollit “Lushta” dhe dyshohet se u aksidentua nga autobusi i klubit i cili bartë nxënësit.

Identitetin e viktimës e ka bërë të ditur edhe klubi me emrin “Lushta” i cili ka shprehur ngushllime familjës Jusufi.

“Sot KF Lushta humbi një engjëll, sot rreth orës 15:00 aksidentalisht humbi jetën Xhevat Jusufi i riu 11 vjeçarë lojtar i Klubit tonë ne si Klub dhe Staff i KF Lushta jemi të tronditur nga kjo ngjarje e papritur dhe tragjike që i ka ndodhur Familjës Jusufi neve si Klub si dhe të gjthë sportdashësve të Mitrovicës”, thuhet në njoftimin e KF Lushta.