Ky do të jetë pas-ardhësi i Merkelit si kandidat për kancelar të Gjermanisë

Armin Laschet-ja do të garojë si kandidat i konservatorëve për të pasuar kancelaren Angela Merkel në zgjedhjet e shtatorit, pasi lideri i Unionit Kristian-Demokrat [CDU] fitoi mbështetjen e liderëve të lartë të partisë dhe rivali i tij Markus Soderi u tërhoq nga gara.

Soder, kryeministri shtetëror i Bavarisë dhe ldieri i partisë si-motër të CDU-së, CSU-së, pranoi humbjen në një konferencë për shtyp të martën, duke thënë që ai tashmë e kishte uruar rivalin e tij.

“Armin Laschet do të jetë kandidati i CDU/CSU për kancelar të Gjermanisë.”

Laschet ka qenë lider i partisë prej muajit janar, dhe fitoi 77,5 për qind të votës së partisë, raporton The Guardian.

Sidoqoftë, mbledhia e brendshme tregoi për ndasi të forta rreth kandidaturës së Laschet-së brenda bordit të CDU-së, mbështetja për liderin që ishte më pak unanime se sa që ishte para një jave.

Peter Altmeier, ministri i Ekonomisë dhe aleati i ngushtë i Merkelit, mbështeti më pas Soderin duke ndërruar aleancën për Laschetin.