Ky do të jetë orari i ri lëvizjes nga data 28 maj

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia ka prezantuar lehtësimin e mëtejmë të masave shkruan ballkani.info

Gjatë një konference për media ai ka thënë se prej 28 majit do të largohen fashat për kufizim të lëvizjes dhe se lëvizja do të jetë e lirë prej pesë të mëngjesit deri në ora 21:00

“Nder masat lehtësuese, janë ato për fillimin e hapjes se objekteve fetare të cilat hapen nga e enjtja, pra me datën 28 maj.

Nga 28 maj po ashtu do të ndryshoj orari i lëvizjes, pra do të jetë nga ora 5 e mëngjesit deri ne 21 në mbrëmje qytetarët do të lëvizin pa kufizime”, ka thënë Vitia. /Ballkani.info/