Kuvendi zgjedh tre anëtarë të Bordit të RTK-së

Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur tre anëtarë të Bordit të Radio Televizionit të Kosovës (RTK).

Kandidatë për anëtarë të këtij bordi ishin 6 persona ndërsa personat e përzgjedhur janë: Agron Gashi me 43 vota, Sali Bashota me 39 vota dhe Lirim Geci me 39 vota, transmeton ballkani.info.

Ndërsa votat e kandidatëve të tjerë ishin so në vijim: Arlinda Demiri me 22 vota, Vilma Biba 14 vota dhe Emira Bajçinca me 3 vota.

Punimet e Kuvendit janë ndërprerë deri në ora 15. Në rend dite për shqyrtim kanë mbetur edhe këto pika:

Votimi për formimin e Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për (1) një anëtar të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës nga komuniteti shqiptar;

Votimi i Propozimit për zëvendësimin e dy (2) anëtarëve të Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me shpenzimet për lobim nga ana e Presidencës dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe debati parlamentar, sipas kërkesës së deputetes Donika Kadaj-Bujupi, mbështetur edhe nga 7 deputetët nënshkrues nga GP i AAK-së, në lidhje me shtesat e fëmijëve.