Bie sistemi, Kuvendi shkon në pauzë deri në ora 14:30

Kuvendi i Kosovës ka ndërprerë seancën për shkak të problemit me mikrofona.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca tha se duhet të shkojnë në pauzë në mënyrë që të rregullohet ky problem.

“Administrata po më tregon që ka ra sistemi, na duhet një pauze që ta rregullojmë, tash është edhe koha e pushimit prandaj seanca vazhdon në ora 14:30”, tha ai.

Ndryshe, Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka thirrur në interpelancë ministrin e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati në lidhje me uljen e shtesave të pensionistëve, stafit shëndetësor dhe institucioneve të sigurisë.

Seanca është shoqëruar me debate mes deputetëve në pozitë dhe atyre në opozitë.