Kuvendi s’fut në rend dite shtesat për fëmijë

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Donika Kadaj – Bujupi,  ka reagur në lidhje me mosfutjen në rend të ditës në seancën e sotme të rezolutës për shtesat e fëmijëve në Kosovë.

Kadaj – Bujupi përmes përmes facebook-ut, ka thënë se duhet të ndihen të turpëruar deputetët të cilët premtimet i kanë vetëm fjalë e jo vepra.

”Nuk ka inat e smirë qe mund t’i ndal te drejtat themelore per femijet e Kosoves. Turpi qofte per ata deputete, qe fjale kane boll e punet ne hava. Ata sot nuk e votuan futjen ne rend te dites te rezolutes per shtesat e femijeve. Mosvotimi i rezolutes sot, eshte qendrim kunder femijeve te ketij vendi, kunder planifikimit familjar, kunder Kosoves. Sidoqofte, sot iu uroj turpin sepse Rezoluta do te kalojë ne seancen e radhes, ashtu sic u zotuam edhe para pese viteve”, ka shkruar Kadaj-Bujupi.