As tentativa e dytë për konstituimin e Kuvendit nuk dha rezultat.

Deputetët u mblodhën sot në orën 11:00, por votat për kryetarin e Kuvendit prapë munguan.

Lëvizja Vetëvendosje propozoi sërish Albulena Haxhiun për kryekuvendare, por nuk arriti të sigurojë 61 votat e nevojshme.

Pas kësaj përpjekjeje të pasuksesshme, është vendosur që seanca e radhës të mbahet të dielën, pas 48 orësh.