Seanca për Arsim, do të pauzojë deri në orën 16:00.

Kjo u bë me kërkesë të kryesuesit Xhavit Haliti pasi pati mungesë kuorumi.

Në orën 16:00, do të nisë seanca e re për lojërat e fatit. Këtë seancë e ka kërkuar kryeministri Ramush Haradinaj.

“Në përputhje me nenin 69 kam kërkuar seancë të jashtëzakonshme ku paraqesim projektligjin për ndalimin e lojërave të fatit ku kërkohet që qeveria të nis procedurat për pezullimin e të gjitha lojërave të fatit Me këtë projektligj ndalohen lojërat e fatit, andaj ju propozoj ta votoni këtë projektligj për përforcime të sigurisë publike”, tha Haradinaj