Seancë

Kuvendi nesër vazhdon seancën plenare, këto janë pikat e rendit të ditës

Deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës do të mblidhen nesër për të vazhduar seancën plenare të mbetur në gjysmë, raporton Gazeta Sinjali.

Përmes një komunikate për media, Kuvendi njofton se në rend dite janë katër pika.

Rendi i ditës:

  1. Votimi për emërimin e 3 (tre) anëtarëve vendorë të Këshillit Shtetëror të Cilësisë të Agjencisë së Kosovës për Akreditim,
  2. Propozimi për përzgjedhjen e një (1) kandidati për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës,
  3. Zgjedhja e Komisionerit Parlamentar për Forcën e Sigurisë së Kosovës,
  4. Zgjedhja e një (1) anëtari të Këshillit Prokurorial të Kosovës nga radhët e fakulteteve juridike të Republikës se Kosovës.

BONUS VIDEO: “200 mijë qytetarë ta kanë lëshu Kosovën” – “Po manipuloni”, përplasje mes Zemajt dhe Muratit