Kuvendi nesër mban seancë, diskutohet për mosliberalizimin e vizave për Kosovën

Nesër Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancë plenare me fillim prej orës 10:00.

Gjatë kësaj seance, në rend të ditës janë nëntë pika të rendit të ditës.

Gjatë së enjtes, do të shqyrtohet Projektligji për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

Ndërsa pika e fundit është ajo për diskutimin për mosliberalizimin e vizave për Kosovën.

Rendi i plotë i ditës:

1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,

2. Pyetjet parlamentare,

3. Miratimi i procesverbaleve nga Seancat plenare të mëparshme,

4. Shqyrtimi i dytë i Projekt-kodit nr. 08/L-032 të Procedurës Penale,

5. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-132 për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale,

6. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-131 për Shërbimin Korrektues të Kosovës,

7. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-129 për Shërbimin Sprovues të Kosovës,

8. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-121 për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshm,

9. Debat parlamentar në lidhje me mos liberalizimi i vizave nga BE-së për Kosovën.