Pauza

Kuvendi në pauzë deri në ora 15:00

Kuvendi i Kosovës ka marr pauzë dhe në ora 15 do ta vazhdojnë seancën plenare.

Në këtë seancë arritën të votohen disa pika të cilat janë hedhur disa herë në votim.

Pikat e miratuara:

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 06/L-079 për Efiçiencë të energjisë.

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Lirinë e Asociimit në organizata joqeveritare.
Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për produkte të ndërtimit.

Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-064 për festat zyrtare në Republikën e Kosovës.

Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Referendum.

Shqyrtimi i parë i Projektligjit për të drejtën ndërkombëtare private.

Shqyrtimi i parë i Projektligjit për mbrojtjen e ajrit nga ndotja.

Shqyrtimi i Propozim-vendimit për caktimin e kompensimit për një (1) anëtar të Komisionit për Kërkesa Pronësore dhe dy (2) anëtarëve të Komisionit për Verifikim dhe Vendosje për Prona.