Kuvendi mund të mandatojë një kryeministër të ri

Nga hyrja në fuqi e Kushtetutës së Kosovës, asnjë Qeveri dhe Kryeminister nuk ka përfunduar mandatin. Në disa raste kemi pasur votbesim të Qeverisë dhe një legjislature. Kuvendi ka votuar shpërbërjen e vet. Por në të gjitha rastet Qeveritë dhe Kryeministri, kanë vijuar me ushtru detyrën edhe pse në doreheqje. Tash me dorëheqjen e z. Haradinaj kemi një situate tjetër.

Në rast të tillë Kushtetuta thot që Qeveria bie, por Presidenti në konsultim me partitë politike cakton një kandidat për Kryeministër nga shumica parlamentare.

Gjendja aktuale në Kuvend flet për mungesë mazhorance. Pavarësisht kësaj, konstitucionalisht, Kuvendi duhet të mandatoi një Kryeministër dhe Qeveri e cila kryjnë funksionin e vet kushtetues. Qoftë kjo edhe për një periudhë disa mujore, nëse shkohet në zgjedhje Parlamenatare deri në Qeverinë e re e cila del pas zgjedhjeve.

Kjo është situatë e njëjtë me atë të vitit 2005, kur po ashtu z. Haradinaj për arsye të njëjta kishte dhënë dorëheqje dhe në vend të tij kishte ardhur Bajram Kosumi e pas tij Agim Çeku.

Dorëheqja e Kryeministrit nuk dërgon me automatizem në zgjedhje parlamentare dhe pavarësisht kësaj, vendi duhet të ketë një Kryeministër dhe Qeveri që garanton rend dhe operativitet qeverisës.

Autori është PhD student dhe njohës i sistemit Kushtetues