Kuvendi miraton anëtarët e Komisionit për dhënien e provimit të Jurisprudencës

Me 70 vota për, një kundër dhe asnjë abstenim., deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar anëtarët për Komisionin për provimin e Jurisprudencës.

Anëtarët e emëruar në këtë komision janë: Albert Zogaj, kryetar i komisionit, zevendësanëtare e komisionit Drita Rexhaj, Valbona Dishaj Haxhosaj anëtare e komisionit, pyetëse e lëndës E drejta penale, materiale dhe procedurale, zëvendësanëtar Afrim Shala, Zenel Leku, anëtar i komisionit, pyetës i lëndës E drejta tregtare dhe zëvëndësanëtare Edije Sezairi; Halide Reka anëtare, pyetëse e lëndës E drejta kushtetuese, organizimi i sistemit gjyqësor të Kosovës, bazat e sistemit të Bashkimit Evropian dhe të drejtat e njeriut dhe zëvendësanëtar Feit Krasniqi; Hajriz Hoti, anëtar i komisionit, pyetës i lëndës E drejta e punës dhe E drejta administrative dhe zëvendësanëtar Nenad Laziq.

Emërimi i disa prej këtyre anëtarëve është kundërshtuar nga deputetët e opozitës të cilët kanë deklaruar se mbajnë disa pozita të rëndësishme në sistemin gjyqësor të Kosovës.

Pas miratimit të kësaj pike të rendit të ditës, Kuvendi ka vendosur të shkojë në pauzë deri në ora 16:00.