Kuvendi miratoi 20 pika pa opozitën

Kuvendi i Kosovës në seancën plenare që po mbahet tani ka miratuar 20 pika të rendit të ditës, raporton “Zëri.info”.

Në këtë seancë nuk u votuan dy pikat: Votimi për Emërimin e 7 (shtatë) anëtarëve të Këshillit të Kosovës për trashëgimi Kulturore dhe Votimi për shkarkimin e z. Shqiprim Pula nga pozita e anëtarit të Bordit të Autoritetit Rregullator të komunikimeve elektronike dhe postare dhe votimi në parim i Projektligjit për transmetuesin publik të Kosovës.

Ndërsa, projektligji për shtesat e fëmijëve u shty për votim më vonë.