Kuvendi me shumë Gazmenda, e me pak “Gazmend”

Syla, Bytyçi, Abrashi e Gjyshinca, ishin Gazmendët e legjislaturës së shtatë të Kuvendit të Kosovës


Gazmendi, për herë të parë sivjet hyri në Kuvendin e Kosovës.

Është ky, deputeti i AAK-së, Gazmend Syla, që në zgjedhjet e 6 tetorit, mori afër 8 mijë vota.

Deri në këto zgjedhjet, Syla seancat plenare, i kishte përcjellë vetëm nga televizori.

Prandaj, momenti i betimit për të, ishte tejet i veçante.

Për dallim nga deputetët e legjislaturave të kaluara, Gazmendi pati fatin ndryshe.

Gjatë gjithë kohës sa shërbeu si deputet, vendi u përball me pandeminë Covid 19.

Prandaj, edhe situata në Kuvend ishte shumë më ndryshe.

Por, edhe gjatë pandemisë, Gazmendi thotë që nuk munguan momentet gazmore.

Ndërkohë, Syla nuk është Gazmendi i vetëm në Kuvendin e Kosovës.

Fat të njëjtë më të, kishte edhe deputeti i PDK-së, Gazmend Bytyçi.

Bytyçi thotë se pret me shumë gazmend në legjislaturën e ardhshme.

E njëjtë sikurse emri, këta dy gazmenda i bashkon edhe ideja që të garojnë përseri për deputetë në zgjedhjet e ardhshme.

Me po të njëjtin emër, por me parti të tjetër, është edhe Gazmend Gjyshinca nga Vetëvendosje dhe Gazmend Abrashi nga AAK.

Pavaresisht që ky kuvend në këtë legjislaturë kishte 4 gazmenda, duket që ata dhe deputetët e tjerë nuk arritën t’i sjellin diçka të tillë kuvendit.

Kjo pasi legjislatura e shtatë, do të mbahet në mend për shumë dështime, anulim të seancave dhe ballafaqim me pandeminë covid 19.

E të këtij mendimi, janë edhe vet ata.

Gazmend Bytyçi, deputet nga PDK