Për në orën 17:00 është caktuar seanca e jashtëzakonshme për zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës, sipas njoftimit të Kuvendit.

Seanca do të mbahet një ditë para skadimit të afatit kushtetues për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit.

Deputetët e legjislaturës së dhjetë kanë afat deri më 28 prill që të zgjedhin presidentin, në të kundërtën, sipas një vendimi të Gjykatës Kushtetuese, vendi shkon automatikisht në zgjedhje, të cilat duhet të mbahen brenda 45 ditësh.

Paralajmërimi i Haxhiut për seancë vjen në kohën kur partitë nuk kanë njoftuar për ndonjë marrëveshje për presidentin, për zgjedhjen e të cilit kërkohen 80 vota.