Kuvendi i Kosovës do të mblidhet në seancë plenare në orën 14:00. 

Merret vesh që deputetët janë ftuar për seancë, por që rendi i ditës ende nuk dihet. 

Nga Kuvendi ende nuk ka njoftim për mbajtjen e seancës. 

Sot është afati i fundit për zgjedhjen e presidentit. Nëse deri në mesnatë nuk zgjidhet presidenti vendi shkon në zgjedhje.