Kuvendi mban seancë të premten, Hoti në interpelancë për Ujmanin

Kuvendi i Kosovës të premten më 18 dhjetor do të mbajë seancën e radhës, ku do të jetë edhe interpelanca e kryeministrit Avdullah Hoti, lidhur me liqenin e Ujmanit.

Nënkryetarja e Kuvendit, Arbërie Nagavci, tha se interpelanca e kryeministrit Hoti e iniciuar nga deputet i Vetëvendosjes, Liburn Aliu, do të mbahet në ora 11:00.

Para saj ajo tha se do të ketë një seancë për pikat e mbetura ku janë rreth 50.

Nagavci ka thënë se në seancë pritet të diskutohet edhe çështja e shkarkimit të bordit të RTK-së.