Kuvendi mban nesër seancë, Kurti pritet të raportojë për dialogun me Serbinë

Kuvendi i Kosovës do të mbajë nesër seancë plenare nga ora 10:00.

Sipas në njoftimi nga Drejtoria për Media në Kuvendin e Kosovës, në rend të ditës do të jetë edhe raportimi i kryeministrit Albin Kurti, për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Njoftimi i plotë:

  • Seanca plenare e Kuvendit
  • Vendi:     Kuvendi i Kosovës
  • Koha:    10:00

Rendi i ditës

1.  Deklarimet jashtë rendit të ditës,

2.  Pyetjet parlamentare,

3.  Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,

4.  Diskutim mbi ecurinë e deritanishme të procesit të dialogut me Serbinë,

5.  Propozim-vendimet për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit nr. 08-V-006, dt. 02.04.2021 për formimin e komisioneve parlamentare,

6.  Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-003 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 06/L-057 për Përgjegjësitë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve,

7.  Shqyrtimi i Raportit vjetor të Agjencisë për Informim dhe Privatësi për vitin 2020,

8.  Debat parlamentar në lidhje situatën ekonomike si pasojë e pandemisë COVID-19 (të hënën më 14.06.2021).