Kuvendi i Shqipërisë mblidhet online

Kuvendi do t’i rikthehet punës këtë javë, por jo fizikisht. Deputetët do të zhvillojnë online mbledhjet e komisioneve parlamentare, duke nisur me projekt-aktet e fundit të Qeverisë në kuadër të situatës së krijuar nga Koronavirus.

Funksionimin online të Kuvendit e lajmëroi Kryeparlamentari Gramoz Ruçi. “Të gjitha shërbimet esenciale të Kuvendit janë në punë dhe kanë përgatitur infrastrukturën e nevojshme për funksionimin e Kuvendit online, derisa të krijohen kushtet për funksionimin normal”, sqaron Ruçi