Kuvendi i Kosovës vazhdon punën, deputetët do të hanë bukë në sallë!

Pas debatit mbi gjashtë orësh, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar për miratimin e ligjit për pagat në sektorin publik.

Pas këtij votimi, kryetari i Kuvendit të Kosovës ka kërkuar votim nëse deputetët do të shkojnë në pushim apo të vazhdojnë me pikën tjetër të rendit të ditës, debati për projektligjin për dialogun me Serbinë, shkruan Ballkani.info.

Deputetët me votim kanë vendosur që të vazhdojë seanca, ndërsa Veseli e ka urdhëruar administratën që të sjellë ushqim dhe ujë për deputetët në sallë. /Ballkani.info/