Kuvendi i Kosovës mban seancë të enjten: Vjosa Osmani tregon se çfarë do të diskutohet

Kuvendi i Kosovës pritet që të mbajë seancë gjatë ditës së enjte ku do të diskutohen disa pika, si projektligji për menaxhimin e financave publike.

Kjo është konfirmuar nga kryeparlamentarja Vjosa Osmani, e cila tha se pikat tjera kanë të bëjnë me marrëveshjet ndërkombëtare.

“U pajtuam që të mbajm seancë të rregullt këtë të enjte. Vendimi i parë ka të bëjë me tejkalimin e lejuar sipas ligjit për menaxhimin e financave publike, kurse vendimet e tjera lidhen me marrëveshjet ndërkombëtare dhe që po presin një kohë të gjatë në kuvend.”, ka thënë Osmani.

Ndër të tjera ajo ka bërë të ditur se me Kryesinë e Kuvendit kanë diskutuar edhe për mundësinë e mbajtjes së seancave në mënyrë të rregullt.

Por, sipas saj një gjë e tillë nuk është ende e mundur pasi që nuk kanë marrë rekomandimet