Kuvendi Komunal i Drenasit do të mbajë mbledhje urgjente sot dhe pika e vetme e rendit të ditës do të jenë diskutimet rreth rastit që tronditi vendin.
Në njoftimin për media, komuna e Drenasit bën të ditur se në mbledhjen urgjente të thirrur për sot në orën 17:13 do të flitet për dyshimet për abuzim seksual ndaj 16-vjeçares nga profesori, e më pas nga polici ku kishte shkuar ta denoncoi të parin. Vajza tash 18 vjeçe ka rrëfyer historinë e saj duke treguar se si e kanë shfrytëzuar fillimisht profesori, e më pas polici Vesel Veseli.
Njoftimi i plotë i komunës:
Në bazë të nenit 43 pika 43.1 të Ligjit nr.03/L-40 për vetëqeverisje lokale, nenit 7 të udhëzimit administrativ (MAPL) nr.02.2015 për mbajtjen e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës, Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Drenasit, Labinot Halilaj për datën 08.02.2019 duke filluar nga ora 17:30 ne Sallën e Kuvendit të Komunës thërret mbledhjen urgjente të Kuvendit.
Mbledhja do të ketë për rend dite;
1. Rreth dyshimeve për ngacmim dhe abuzim seksual ndaj të miturës.







