Kuvendi hap dyert për bashkatdhetarët, të hënën dhe të martën diaspora mund të takohet me deputetë

Kuvendi i Kosova në javën e ardhshme organizon aktivitetin tradicional “Bashkatdhetarët në Kuvend”.

Përmes një njoftimi për medie, Kuvendi ka treguar se të gjithë bashkatdhetarët të cilët dëshirojnë ta vizitojnë Kuvendin dhe të takohen me deputetë këtë mund të bëjnë të hënën dhe te martën.

“Të hënën dhe të martën, më 24 dhe 25 korrik 2023, Kuvendi i Republikës së Kosovës organizon aktivitetin tradicional “Bashkatdhetarët në Kuvend”. Të gjithë bashkatdhetarët të cilët dëshirojnë ta vizitojnë Kuvendin e Kosovës dhe të takohen me deputetë, janë të mirëpritur nga ora 8:00 – 16:00”, është thënë në njoftimin e Kuvendit.