Kuvendi dështon t’i miratojë tri marrëveshjet ndërkombëtare

Janë hapur punimet e seancës së Kuvendit të Kosovës ku pritet të shqyrtohen e të votohen shumë pika të seancave të papërfunduara.

Kanë nisur punimet e seancës së Kuvendit të Kosovës, ku pritet të shqyrtohen dhe të hedhen në votim shumë pika nga seancat e papërfunduara.

Por në mungesë të kuorumit për vendimmarrje, Kuvendi ka dështuar që t’i miratojë tri marrëveshje ndërkombëtare.

Në votim kanë marrë pjesë vetëm 52 deputetë.

Kuvendi nuk ka arritur të miratojë Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim lidhur me financimin e programit – nxitja dhe levimi i mundësive për sigurimin e ujit.

Po ashtu, nuk ka arritur të votohet as Projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë për likuiditet të urgjencës së infrastrukturës vitale, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, si dhe Projektligjit për ratifikimin e Kontratës Financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Investime për Projektin e Impiantit të Ujërave të Zeza në Gjilan.