Kuvendi dështon të miratojë rezolutën për Telekomin

Kuvendi i Kosovës nuk e ka hedhur në votim rezolutën nga debati parlamentar për situatën financiare të Telekomit të Kosovës.

Për mbylljen e xhirollogarive bankare të “Telekomit” vendimin përfundimtar e dha Gjykata Ndërkombëtare e Arbitrazhit pranë Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Paris.

Kuvendi dështoi ta miratojë rezolutën për shkak se nuk ka pasur kuorum të mjaftueshëm.

Seanca po vazhdon debatin për të drejtat e pensionistëve kontributdhënës.

Më vonë kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, do të raportojë lidhur me dialogun Kosovë-Serbi.