Ish-kryediplomatja kosovare, Meliza Haradinaj ka reaguar pas deklaratës së zëvendëskryeministrit Bislimi, i cili konfirmoi kushtin e ri të Francës për sistemin ETIAS.
Me anë të një postimi në Facebook, Haradinaj ka adresuar një pyetje për diplomatët kosovarë.
Ajo ka thënë se ata duhet të sqarojnë se çka kanë bërë gjatë gjithë kësaj kohe ata nëpër kryeqendrat evropiane që nuk kanë arritur ta kuptojnë këtë kusht para se të fillojë diskutimi për liberalizim të vizave.
Postimi i plotë:
Tani që u konfirmua edhe zyrtarisht nga ZvKM Bislimi se ETIAS përbën kusht të ri dhe Kosova këtë e kuptoi tek sot kur filloi diskutimi në një grup punues bazik për vizat, shtrohet pyetja:
Çka kanë bërë gjatë gjithë kësaj kohe ambasadorët dhe diplomatët tanë nëpër kryeqytetet evropiane për të mos qenë në gjendje të kuptojnë këtë kusht para se të fillojë diskutimi?!







