Kushtëzimi i Francës për viza, Çitaku: Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret

Vlora Çitaku, nënkryetare e Partisë Demokratike të Kosovës, ka reaguar ndaj raportimeve se Franca është ajo që po kushtëzon liberalizimin e vizave për Kosovën.

Çitaku, nëpërmjet një postimi në Facebook, ka thënë se, Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave.

Ajo po ashtu ka thënë edhe se, çdo gjë tjetër është arsyetim, siç ka thënë ajo “për zhagitje te mëtejm”.

“Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave. Pikë. Çdo gjë tjetër është arsyetim për zhagitje te mëtejme”, ka thënë Çitaku.