“Kushtetuta është arrë e fortë, Presidentja mund të jetë viktima e radhës”

Ish-deputeti i AAK-së, Muharrem Nitaj, ka reaguar përmes një shkrimi në Facebook pas shkarkimit të kryetares së KQZ-së nga presidentja, Vjosa Osmani.

Nitaj thotë se urrejtja dhe hakmarrja iu kanë mjegulluar arsyen dhe munden me ia pa sherrin.

“Arrë e fortë është Kushtetuta dhe po të jetë edhe Kushtetuesja kaq e fortë, kjo Presidente mund të jetë viktima e saj e radhës” shkruan Nitaj në facebook.

Postimi i plotë:

E ka thënë Zonja, “There’s a New Sheriff in Town”, veç se sherifi dhe presidenti nuk janë e njejta gjë. Urrejtja dhe hakmarrja u ka mjegulluar arsyen dhe pikërisht urrjetjes munden me ia pa sherrin. I madh është veç ai që nuk hakmerret. Të tjerët janë të vegjel shumë! Arrë e fortë është Kushtetuta dhe po të jetë edhe Kushtetuesja kaq e fortë, kjo Presidente mund të jetë viktima e saj e radhës!