Rusi

Kushtet e mjerueshme në punë, tre rusë vdesin në minierën e mikut të Putinit

Tre punëtorë vdiqën dhe tre u plagosën në minierën e miliarderit, Vladimir Potanin, të shtunën në Norilsk në Arktik të Siberisë.

Aksidenti ndodhi për shkak të sigurisë së ulët në punishte që mori jetën e minatorëve të Nikelit. Pas këtij aksidenti me të vdekur ka reaguar Sindikata Botërore e Minatorëve, duke e cilësuar Rusinë së njërin nga vendet me kushtet më të këqija për minatorët.

“Vdekjet e shpeshta të minatorëve në Rusi janë duke u shkaktuar nga kushtet e mjerueshme në vendin e punës. Aksidentet e shpeshta janë alarm për qeverinë ruse që ta marr më seriozisht jetën e njerëzve”, thuhet në reagimin e tyre.

Ndërsa dega rajonale e Komitetit Hetimor tha se kishte nisur një hetim penal në lidhje me aksidentin. Miliarderi, Vladimir Potanin, që zotëron shumë miniera dhe biznese në Rusi është mik i ngushtë me presidentin kontrovers të Rusisë, Vladimir Putin.

Kompania në pronësi të mikut të Putinit, ka qenë po ashtu në qendër të vëmendjes nga viti i kaluar, kur shpërtheu një termocentral duke u shkaktuar rrjedhjen e 20 mijë tonëve naftë në lumenj dhe në detin Atarktikë.