Anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Avni Zogiani, thotë se ministrat e PDK-së kanë të drejt që frikësohen nga zgjedhjet.

Sipas tij, PDK-ja është vetëm nëntë për qind.

“Me ra në 9% prej 23%, secila parti ish frikësu prej zgjedhjeve sikur PDK…!”, ka shkruar ai, transmeton Ballkani.info.

Sot, ndërkaq, në mbledhjen e qeverisë, ministrat e PDK-së Abelard Tahiri dhe Bedri Hamza, thanë se vendi nuk ka buxhet që të shkohet në zgjedhje.

Kjo më pas u komentua si frikësim i PDK-së për të shkuar shpejt në zgjedhje të jashtëzakonshme. /Ballkani.info/

loading…