Këshilltarja e ministres

Kush po thotë se familja e këshilltares së Albulena Haxhiut ka poseduar laborator droge

Nazlie Balaj, e punësuar si këshilltare e ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, po thuhet se familja e saj ka poseduar laborator droge.

Të gjitha këto po i thotë Rrahim Rama, ish-krye shef i AAPSKI (Agjencia për administrimin e pasurisë së sekuestruar ose konfiskuar), i cili u shkarkua dje nga Albin Kurti.

Ai ka akuzuar këshilltaren e ministres Haxhiu, Nazlie Balajn se kanë ndërhyrë në punën e agjencionit të cilin ky e ka udhëhequr prej kohësh dhe se ka akuzuar familjen e këshilltares Balaj se kanë pasur laborator droge.

“Kjo Nazlie Balaj bashkë me Xhelal Sveclën me datë 19 mars në kohën kur Kosova do të thotë hyri në pandemi kanë shku e kanë vizitu agjencinë. Kjo në fakt nuk është dashur asnjëherë të jetë këshilltare e ministres familja e saj kanë pasur laborator të drogës. Ne agjencia ia kemi mbyll atë laborator”, është shprehur ai.

Rrahim Rama ka akuzuar gjithashtu edhe vet ministren në drejtësi Albulena Haxhiu duke thënë se ka bërë trysni për të marrë vetura pa regjistrim zyrtar.

“Vet ministrja ka ardhur në zyrën time edhe i ka kërkuar tri vetura me regjistrim jo zyrtar, po unë nuk kam pranuar”, ka thënë Rama.

Sipas Ramës nuk ka pasur gjetje që ai të ketë shkelur ligjin por janë vetëm supozime.

“Ata me shirita të kuq që shkojnë në ministri pas orës 16:00 më kanë shkarkuar vetëm me supozime dhe jo me fakte”, tha ai në Frontal.