GAP

Kush po “shpejton” të ikë i pari nga Kosova?

Anisa Zogaj hulumtuese në institutin GAP ka folur rreth fenomenit të migrimit që priret të ndodhë në Kosovë pasi janë liberalizuar vizat.

Ajo ka bërë të ditur se instituti GAP ka bërë një hulumtim mbi këtë prirje, dhe se në fokus ka ndikimin që do të ketë migrimi në fuqinë punëtore.

“Sot instituti GAP ka publikuar prirjen për të migruar nga Kosova pas liberalizimit të vizave dhe me fokus më  të veçantë që do të ketë në fuqinë punëtore”, tha Zogaj në Info Magazine.

Sipas Zogaj ky hulumtim zbuloi se 28 për qind e qytetarëve nën moshën 18-vjeçare planifikojnë të migrojnë, por që mosha më e prirë për migrim është ajo nën 24 vjeç.

“Në kuadër të hulumtimit kemi bërë një anketë gjithëpërfshirëse në nivel vendi, me pjesëmarrje të një mijë e 66 personave. Disa nga gjetjet kryesore të anketës janë se rreth 28 për qind e qytetarëve të Kosovës mbi moshën 18-vjeçare planifikojnë të migrojnë në tre-mujorin e parë të këtij viti pas liberalizimit të vizave. Grup-mosha nën 24 vjeç është grup-mosha më e prirur për të migruar me 33 për qind”, tha Zogaj.

Ndërsa sipas hulumtimit, sektorët të cilët do të preken më së shumti nga ky liberalizimin i vizave dhe migrimi i qytetarëve të Kosovës, janë sektori i ndërtimtarisë me 18.7 për qind, po ashtu në këtë përqindje preket edhe sektori i hotelierisë dhe gastronomisë, tregtisë me 18.1 për qind dhe prodhimit me 12.9 për qind.