Kush po blen 5300 euro tepih për Zyra në Qeveri? DOKUMENT

Zyra e kryeministrit Albin Kurti ka mohuar se kanë porositur një tepih në vlerë prej 5300 eurosh, siç është raportuar sot në media. Megjithatë, tenderi nga Administrata Publike për tepihun në fjalë veçse është shpallur.

Një tepih 5300 euro për pak ditë mund të shtrohet në zyrat e Qeverisë së Kosovës, e udhëhequr tashmë nga Albin Kurti.

Tenderi për këtë tashmë është shpallur nga Administrata Publike, e ai do të kushtojë hiç më pak se 5 mijë e 300 euro.

5 mijë e 300 euro do të jenë edhe për furnizim, transportim si dhe montim të tepisonit në katin e tretë të zyrës së Qeverisë së Kosovës.