Ilir Shaqiri

Kush mendon se i ka shkruar tekstin Semit? Iliri e ngacmon Donaldin për Bora Zemanin

Semi Jaupaj publikoi dje projektin muzikor, “Mos u kthe” e cila është një baladë.

Kënga e ish-banores së “Big Brother VIP Albania”, u dëgjua edhe në shtëpinë e famshme, shkruan lajmi.net.

Iliri dhe Donaldi po qëndronin në oborr teksa e dëgjuan këngën dhe balerini i parashtroi një pyetje aktorit të humorit.

“Kush mendon se i ka shkruar tekstin Semit?”, thotë Iliri derisa Donaldi mbetet i habitur dhe konsumon një cigare. Në atë moment, Iliri intepreton një varg nga kënga duke i bërë me dije, Donaldit se mbase projekti muzikor është dedikim për Donaldin nga Bora, por para kësaj Donaldi thotë se është një histori personale.

Ndryshe, disa vargje të këngës janë: “Mos u kthe, nisu edhe shko të zemra tjetër që të pret. Mos u kthe të unë se shumë ma mirë pa ty jom vetë”.

Edhe pse kënga përshkruan një dashuri që i ka shkaktuar dhimbje njërit partner e duke e ditur historinë e Donaldit me Borën mund të aludohet se është dedikim.

Kujtojmë se, Donald Veshaj nisi lidhje të re dashurie me Beatrix Ramosaj në shtëpinë e “Big Brother VIP”, edhe pse ende nuk kishte përfunduar me moderatoren, Bora Zemani ku edhe vetë Donaldi thoshte se është i turbullt sa i përket mardhënies me Borën.