Kush lexon më shumë, PDK-ja apo VV-ja?

Fushata zgjedhore ende nuk ka filluar zyrtarisht, por në teren vetëm sa ka filluar fushata parazgjedhore.

Politikanët në mënyra të ndryshme po tregojnë shijet e tyre për gjëra të ndryshme, madje edhe për librat.

Nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj ishte krenuar se lexon dy-tri libra çdo muaj, madje ishte optimist se mund të përballet me çdokë për diskutim rreth temave politiko-filozofike, raporton Ballkani.info.

“Realisht libri i Kissingerit është 800 faqe por e kam lexuar me pasion”, kishte thënë ai.

Nga bashkëpartiakët e tij fotografi duke lexuar ka publikuar edhe, Mërgim Lushtaku, ish deputet në legjislacionin e kaluar.

Ai ka përshendetur miqët dhe përkrahësit e tij më një foto duke lexuar një libër.

Edhe në Lëvizjen Vetëvendosje thuhet se lexohet shumë, madje ka pasur akuza nga të dalurit nga Lëvizja Vetëvendosje se imponohet leximi i disa librave specifik që kryesisht kanë të bëjnë me literaturë majtiste-internacionalsite.

Dardan Molliqaj kishte deklaruar se Glauk Konjufca lexon më shumë se Albin Kurti. E Albin Kurti shpesh dëgjohet duke cituar libra e duke i blerë ato.

Albin Kurti ishte parë bashkë ish-anëtarin e VV-së tashmë kryetar të PSD-së, Shpend Ahmetin në fushatë duke proklamuar leximin e një libri në një foto “kreative”.

Por sa lexojnë politikanët dhe shoqëria në përgjithësi mund të gjykohet më së miri nga ajo që shohim në praktikën e përditshme politike dhe shoqërore. /Ballkani.info/