Njohësi i çështjeve politike, Agon Maliqi, po beson se Joe Biden po korr fitore në zgjedhjet presidenciale të SHBA’së, pasi që, sipas tij, në katër shtetet kyçe të vendit po prin me 70-80 kandidati demokrat.
Maliqi, nëpërmjet llogarisë së tij në Facebook, ka thënë se “kush ka sy e vesh, merr vesh dhe kupton, se Biden po fiton”.
“Kush ka sy e vesh, merr vesh dhe kupton, se Biden po fiton. E gjithë kjo dramë është rezultat i faktit se në katër shtete kyçe votat e fundit që u futën në numërim janë ato me postë në qendrat e mëdha urbane të cilat tashmë dihet janë rreth 70-80% demokrate”, ka thënë ai.
Analisti politik ka shtuar se mjaftojnë që Wiscosin dhe Michigan t’i shpallin fitore Bidenit.
Deri më tani, Biden ka marrë 224 vota elektorale, gjersa Trump 213 sosh. Për t’u bërë president, kandidatëve iu duhen 270 vota elektorale.







