Kush janë tre deputetët e LDK-së që votuan kundër partisë së tyre?

83 vota pro ishin ato të cilat i dhanë goditjen finale kësaj Qeverie.

Teksa votat e Vetëvendosjes mbeten nën hije, votat kundër të deputetëve të LDK-së ishin ato që ranë në sy, shkruan Ballkani.info

Haxhi Avdyli, Ardian Shala e kryeparlamentarja Vjosa Osmani, dolën kundër partisë së tyre, duke votuar kundër mocionit të mosbesimit.

Edhe Anton Quni ishte një nga më rigorozët kundër këtij mocioni, por ai nuk kishte të drejt vote, për arsye të ditura, ministrat nuk votojnë./Ballkani.info/