Më 61 vota pro, 24 kundër dhe një abstenim është votuar Qeveria me udhëheqje nga Avdullah Hoti.
Ky abstenim erdhi pikërisht nga partia prej të cilës erdhi edhe mandatari për kryeministër të kësaj qeverie, LDK.
Fatmir Rexhepi ishte deputeti i vetëm i cili vendosi të mos votojë pro formimit të kësaj qeverie të drejtuar nga LDK në koalicion me AAK’në, Nismën dhe minoritetet.
Përpos Rexhepit, në seancë nuk kanë qenë të pranishëm as dy anëtarë të tjerë të LDK’së, Vjosa Osmani dhe Haxhi Avdyli.
Ndërkaq, në këtë seancë të mbajtur nuk ishin prezentë deputetët nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje të cilët vazhdimisht kanë kundërshtuar formimin e kësaj qeverie.







