Emisarit evropian, Miroslav Lajçak edhe pak muaj i përfundon mandati. Përveç ish-presidentit slloven, Borut Pahor, tashmë në media janë publikuar edhe emrat e dy diplomatëve si kandidatë potencialë për këtë pozitë.

“REL” duke cituar burime diplomatike, të mërkrën raportoi se për emisar në dialogun Kosovë-Serbi, po përfliten edhe ish-ministri i Jashtëm i Finlandës, Pekka Haavisto dhe diplomati danez, Peter Sorensen.

Kush janë Haavisto e Sorensen?

Pekka Olavi Haavisto është një politikan i Finlandës, i cili nga viti 2019 deri në 2023, sherbeu si Minister i Punëve të Jashtme.

Në kabinetin e Paavo Lipponen mes viteve 1995 dhe 1999, Haavisto ishte Ministri i parë kabinetit.

Ky i fundit, ka punuar edhe për Kombet e Bashkuara, ka udhëhequr Programin e Ambientit të Kombeve të Bashkuara, me grupe kerkimi në Kosovë, Afghanistan, Irak, Liberia, Palestinë dhe Sudan.

Pas zgjedhjes së udhëheqjes së koalicionit, në krye me Kryeministrin Antti Rinne, Liga e Gjelbërt e emëroi Haaviston ministër të Jashtëm.

Në qershor 2023, Haavisto kandidojë për zgjedhjet presidenciale të Finlandes, si një kandidat i pavarur, ku humbi ne votimet e mbajtura në 18 Janar 2024.

Kandidati tjetër potencial, Peter Sorensen është një diplomat danez, ambasador i Bashkimit Evropian në Kombet e Bashkuara. Ai ka shërbyer edhe si Përfaqësues Special i Bashkimit Evropian në Bosnje dhe Hercegovinë.

Nga viti 2002 deri në 2006, Sorensen punoj si udhëheqës i UNMIK-ut. Ai u zgjedh dhe Përfaqësues Iidelegacionit për Bosnje dhe Hercegovinë në vitin 2011, pas punës si Udhëheqës i Delegacionit Evropian në Shkup të Maqedonisë.

Vlen të përmendet se ish-presidenti slloven, Pahor ka shfaqur interesimin e tij për ta marrë në dorë ndërmjetësimin e dialogut Kosovë-Serbi.

Madje, javë më parë ai ka njoftuar se është duke përgatitur një draft për vazhdimin e këtij procesit.

Duke folur për këtë plan, ai kishte thënë:

“Nuk mund ta them këtë, deri të fillojë procesi. Unë kam vendosur të hyj në këtë proces dhe nëse, e pranojnë këtë vendim, atëherë do t’i them të gjitha referencat e mija, do ta jap planin tim.”