Është mbyllur numërimi në 23 vendvotimet e para në Drenas.
Ballkani.info ka siguruar votat e të gjithë kandidatëve të PDK-së sipas numrit rëndor.
Por gjithashtu Ballkani.info ju sjellë edhe Top 20-shen e PDK-së në këtë qytet.
I pari pa diskutim është kandidati për kryeministër Bedri Hamza më 6366 vota, pasuar nga senzacioni i këtyre zgjedhjeve Petrit Hajdari me plot 3519 vota, shkruan Ballkani.info.
I treti është kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, e pas tij është i rikthyeri në politikë, ish-deputeti Fadil Demaku me 2904 vota.
Numër të konsiderueshëm të votave ka marrë edhe i biri i Jakup Krasniqit, Altini, plot 2482 sosh.
Njëri nga pretendentët për t’u bërë përfaqësuesi i parë në Kuvend nga mërgata e PDK-së, Isak Neziri është i gjashti më i votuari, me 2369 vota.
Derisa në top 10-she dhe si gruaja më e votuar deri më tani është kandidatja e PDK-së nga Drenasi, Agnesë Kastrati Bucolli./Ballkani.info/








