Kush janë 10 deputetët e Kuvendit të Kosovës më të ndjekur në Instagram?

Në Kuvendin e Kosovës janë gjithsej 120 deputetë.

Derisa në legjislaturën e fundit dominojnë emrat e rinj, ka edhe nga ata që me vite të tëra janë pjesë e parlamentit me performancën e tyre të dëshmuar në politikë.

E kjo u ka siguruar shumë prej tyre ndjekje të madhe në rrjetet sociale, nga ku mund të shtrijnë fushatën e tyre parazgjedhore por edhe sukseset nga puna e tyre pas zgjedhjes deputet.

Kuvendi i Republikës së Kosovës

Shpesh ata i shprehin qëndrimet e tyre përmes statuseve në rrjetet sociale Twitter dhe Facebook, gjersa kanë dukshëm më pak aktivitetet në rrjetet tjera sociale.

Por cilët janë 10 deputetët më të ndjekur në rrjetin social Instagram?

Telegrafi ka hulumtuar për të parë dhjetë nga deputetët më me influencë në atë që njihet si një prej aplikacioneve me më së shumti përdorues në mbarë botën – dhe kësaj liste i prin një deputete e cila është zgjedhur për herë të parë si përfaqësuese e popullit këtë legjislaturë.

Fjala është për aktoren dhe deputeten e Lëvizjes Vetëvendosje, Adriana Matoshi, e cila numëron gjithsej 105 mijë ndjekës në llogarinë e saj zyrtare të Instagramit.

Adriana Matoshi

Kjo influencë e madhe vjen si pasojë e sukseseve të saj të shumta në fushën e aktrimit.

I dyti me radhë është lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili ndiqet në llogarinë e tij të Instagramit nga mbi 64.1 mijë ndjekës deri më tani.

Ramush Haradinaj

E me vetëm 300 ndjekës më poshtë, i treti në radhë vjen Behgjet Pacolli nga LDK-ja.

Behgjet Pacolli

E katërta në renditje është deputetja boshnjake e SDU-së, Duda Balje, me 34.3 mijë ndjekës, pasuar nga Blerta Deliu-Kodra e PDK-së me afro 17 mijë ndjekës.

Eliza Hoxha, e cila ka një ndjekje të madhe në rrjetet sociale prej vitesh shkaku i karrierës së saj të pasur si këngëtare dhe arkitekte – renditet si deputetja e gjashtë më e ndjekur në Instagram me rreth 16 mijë ndjekës.

Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka 13.3 mijë ndjekës, me ç’rast renditet i shtati, pasuar nga Memli Krasniqi me 13 mijë dhe deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, me 10 mijë e 500 ndjekës për momentin.

I fundit që përmbyll listën e 10 deputetëve të Kosovës më të ndjekur në Instagram është Mërgim Lushtaku i PDK-së me 8,300 ndjekës aktualisht, duke lënë jashtë listës bashkë-partiaken e tij, Ariana Musliu-Shoshin, e cila në Instagram ndiqet nga 8,100 përdorues deri më tash.