Kush ishte Violeta Rexhepagiqi, gazetarja që ndërroi jetë mëngjesin e sotëm

Sot ka vdekur gazetarja e njohur Violeta Rexhepagiqi.

Violeta do të mbahet mend për kontributin e madh që e ka dhënë në fushën e gazetarisë dhe informimit tek populli shqiptar për ngjarjet dhe torturat e burgosjet që ndodhnin në Kosovën e para luftës.

Violeta për publikun e gjerë shqiptar u bë e njohur me paraqitjet e saja në grupin e muzikës moderne të kohës “Vivien” rreth vitit 1984. Gjatë kësaj kohe, ajo përfaqësoi për dy herë Kosovën në përzgjedhen e përfaqësueses së Jugosllavisë për “Këngën e Eurovizionit”.

Violeta me vite ka punuar në RTP, pastaj në RTK, ndërsa gjatë viteve të 90′ ishte korrespodente në TV Sky News