Kush i prin listës së VV’së në vend të Kurtit? Tregon Rron Gjinovci

Aktivisti, Rron Gjinovci ka thënë se në vend të Albin Kurtit dihet se listës së Vetëvendosjes në zgjedhjet e 14 shkurtit do t’i prijë Glauk Konjufca.

Gjinovci në T7 tha se nuk ka kush tjetër t’i prijë listës së VV-së, përveç Glauk Konjufcës.

“Është e ditur që do ti prijë dikush që nuk e kam shumë favorit se nuk ka kush tjetër, është Glauk Konjufca”, tha Gjinovci.