Kush është zyrtari i MTI-së që shpenzoi afër 40 mijë euro udhëtime nëpër botë

Pavarësisht që rezultatet janë të vogla, ose të papërfillshme në sjelljen e investitorëve të huaj, shpenzimet e shërbyesve civil nëpër udhëtime zyrtare kapin shifra rekorde.

Zyrtarët e ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, nuk mund t’ua kalojë as ministri i Punëve të Jashtme me udhëtime zyrtare.

Arbër Muhaxheri, drejtor i Drejtoratit për Promovimin e Sektorit Privat në KIESA, është shpenzuesi më i madh në ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë. Mesatarisht i bie se Muhaxheri ka udhëtuar për 2 vjet mbi 30 here nëpër botë, në bazë të shpenzimeve që i ka siguruar lajmi.net.

Në dokumentin zyrtar posedon, 38 mijë euro është shuma që ka harxhuar vetëm Arbër Muhaxheri, drejtori i promovimit të Sektorit Privat në ministrinë e Endrit Shalës.

Gjatë vitit 2018, Muhaxheri ia ka harxhuar ministrisë hiç më pak se 20,594.20 euro.

Akomodimi në hotele Muhaxherit i ka kushtuar 13,417.5 euro, 11,333.67 i ka shpenzuar në dreka e darka, për bileta 9,944.98, shpenzime të tjera 2,997.75.

Lajmi.net në vazhdim do të publikojë shpenzimet e udhëtimeve edhe të zyrtarëve të tjerë të MTI-së.