Heinz-Christian Strache

Kush është zëvendëskancelari austriak i cili u deklarua kundër Ushtrisë së Kosovës

Heinz-Christian Strache ka deklaruar se Austria është kundër anëtarësimit të Kosovës në INTERPOL dhe kundër krijimit të ushtrisë së Kosovës.

Këto deklarata i ka dhënë gjatë qëndrimit në Serbi me ftesë nga Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq.

Në një konferencë për media, Strache ka thënë se në lidhje me anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL dhe formimin e ushtrisë së saj nuk mund të jepet një përgjigje derisa çështja e Kosovës të mos zgjidhet në nivel të Kombeve të Bashkuara, transmeton Ballkani.info.

“Derisa nuk kemi zgjidhje në përputhje me Rezolutën 1244, e që është e detyrueshme për të dyja palët, nuk mund të flasim për anëtarësim në INTERPOL ose ushtri. Pa zgjidhje e cila është në përputhje me Rezolutën 1244 nuk ka hapa të mëtutjeshëm”, theksoi Strache.

Kjo nuk është hera e parë që zëvendës kancelari austriak, Heinz-Christian Strache, deklarohet kundër vendimeve që ndodhin në Kosovë.

Strache ishte martuar në vitin 2016 me prezentuesen e motit, Philippa Beck, ndërsa më herët ishte i martuar dhe ka dy fëmijë me ish-gruan e tij, Daniela Plachutta.

Në vitin 2015, Strache kishte mbuluar mediat rozë serbe, pas publikimit të një fotografie me Teodora Kuniq, vajzën e Suzana Mançiq, prezantuese në Serbi.