Kush është Sindi Çela, modelja 11 vite më e re që ka rrëmbyer zemrën e Seldi Qalliut

Pas ndarjes nga Mimoza Shkodra, ditën e djeshme Seldi Qalliu ka bërë publike lidhjen e re të dashurisë.

Ishte pikërisht ditëlindja e të dashurës së tij kur ai zgjodhi që ta bënte publike këtë histori.

Por, kush është vajza që i ka rrëmbyer zemrën këngëtarit?

Sindy Çela është 22 vjeçarja e cila jeton dhe vepron në Belgjikë.

E njëjta merret me modeling që në moshë të re dhe raportohet se para dy vitesh u zgjodh si ‘përcjellësja e parë e Miss Brukselit’.

Sindi, gjithashtu ka qenë pjesë e klipit të fundit të Seldit, kënga me titull “Nutella”, ndërsa çifti shihen edhe në momente intime.